Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një person, Policia gjen armë në vendin e ngjarjes

Një person rreth të 50-ve është gjetur i vdekur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë.
”Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje, ndërsa mjeku ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka thënë Prekazi.
Sipas këtij të fundit edhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button