Gjendet trupi i personit që ka rënë në gropën e bunarit në Lybeniq të Pejës

Pas disa orësh kërkime është gjetur trupi i personit që ka rënë në gropën e bunarit në fshatin Lybeniq të Pejës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ju njoftojmë se është nxjerr trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.
Në përpjekjet për ta nxjerrë personin nga gropa e bunarit përveç policisë dhe zjarrfikësveka ka bërë edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurse në konfirmimin fillestar për këtë rasti Gashi për portalin rtv21.tv tha se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?