Gjendet tunel misterioz në Giza

Shkencëtarët në Piramidën e Madhe Giza kanë bërë një zbulim të madh. Ata kanë zbuluar një tunel misterioz.
Një korridor-tunel, për të cilin thuhet se ka gjatësi nëntë metra, u zbulua në afërsi të hyrjes kryesore të Piramidës së Madhe 4, 500 vjeçare të Gizës, thonë shkencëtarët.
Ky zbulim brenda piramidës, të fundit nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, e që ekziston ende në gjendje të mirë, u bë falë projektit Scan Pyramids që funksionon prej vitit 2015. Në këtë projekt shfrytëzohet teknologji jo invasive, përfshirë termografi infra të kuqe, stimulime 3D si dhe imazhe të rrezeve kozmike. Këto shfrytëzohen për të parë brenda strukturës.
Sipas shkencëtarëve, ky zbulim mund të ndihmojë në sqarimin e disa prej mistereve të lashta rreth strukturës.
Piramidat në Egjipt janë në mesin e strukturave më fascinuese të ndërtuara ndonjëherë. Rreth tyre vazhdojnë të thuhen teori konspirative për alienë e civilizime të panjohura. Megjithatë këtu ka akoma shkencë të vërtetë dhe eksplorime që janë bërë në to, dhe shkencëtarët vazhdojnë të mësojnë për to edhe pse ato u ndërtuan para mijëra vitesh.
Shkencëtarët do të vazhdojnë me studime të tunelit. Sipas tyre, nga një anë duket se ai u punua për të lehtësuar peshën e piramidave, por besojnë se me skanime do të vazhdojnë të bëjnë edhe zbulime të tjera në të.
Piramda e Madhe e Gizës u ndërtua para 4, 500 vitesh, gjatë periuhdës së faraonit Khufu, dhe ajo edhe sot tërheqë njerëz nga e mbarë bota./21Media

Back to top button