Traileri i serialit të animuar “Agent Elvis”

Seriali i ri i animuar “Agent Elvis” paraqet ikonën e muzikës e filmit Elvis Presley, por kësaj radhe më ndryshe nga paraqitjet tjera. Ai gjatë ditës është këngëtar e gjatë natës funksionon si agjent sekret.
Elvis tani shquhet edhe për mjeshtëri në artin marcial. Pra, ky agjent sekret ndodh të jetë Mbreti i Rockandroll-it.
Zërin për personazhin e Presley e ka huazuar aktori Matthew McConaughey, ndërkaq për personazhin e Priscilla Presley, vetë Priscilla.
Ajo po ashtu është bashkëkrijuese në këtë projekt. Prisilla shihet duke luftuar me armiq.
Me role në këtë serial paraqiten edhe: Ed Helms, Christina Hendricks, Kieran Culkin, Fred Armisen dhe Simon Pegg.
Seriali “Agent Elvis” do të shfaqet premierë në Netflix me 17 mars 2023./21Media

Back to top button