Gjendet vogëlushi që kishte humbur dje

 

Gjendet fëmija 2 vjeçar që kishte humbur në Tërprezë të Malishevës.

Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri i cili kishte marr pjesë në kërkimin e vogëlushit, Tian Krasniqi.

Komuna e Malishevës ka konfirmuar se fëmija 2 vjeçar i cili kishte humbur dje është gjetur para pak çastesh.

Ai tashmë është duke u dërguar për kontrollë mjekësore.

2 vjeçari është gjendur 300-400 metra afër shtëpisë së tij.

Për gjetjen e 2 vjeçarit ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Gjendet fëmija 2 vjeçar, në gjendje të mirë. Faleminderit gjithëve!”, ka shkruar Pacolli.

2-vjeçari nga fshati Terpezë kishte humbur nga pasditja e djeshme. Për kërkimin e tij ishin angazhuar Policia e Kosovës dhe FSK-ja e shumë qytetarë vullnetarë./21Media

Back to top button