Gjendja aktuale në Bërnjak e qetë

Policët e njësive speciale të Kosovës po qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, ku serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe automjete të tjera.
Ekipi i RTV21 është duke qëndruar në Bërnajk nga ku po rarportohet se situata është e qetë.
Njësia speciale e Kosovës mbrëmë ka ndaluar dy mjete transportuese të mbushur zhavorr të cilët kanë ardhur nga Serbia dhe  qëllimi i tyre ka qenë bllokimi i rrugëve.

Edhe nga Jarinja ekipi i RTV21 raprton se gjendja aktuale është e qetë.
Janë bërë dy ditë qëkur dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë./21Media

Back to top button