Kaloni te përmbajtja kryesore

​Gjendja aktuale në pikat e kalimit kufitar, ja ku ka më së shumti pritje

Në orët e mbrëmjes në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdojnë të kenë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit.

Ardhja e mërgimtarëve për pushime verore, ka bërë që të shtohet edhe fluksi i automjeteve ditëve të fundit.

Sipas gjendjes së orës 22:06, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Muçibabë me kolona deri në një 1 kilometër në hyrje dhe pritjet deri në pesë minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare kolona është 800 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare me Malin e Zi- Kullë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare janë 15 deri në 20 metra, me pritjet e qytetarëve nga tetë deri në dhjetë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është 50 metra e gjatë dhe pritjet janë 8 deri në 10 minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar është dyqind metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm pesë minuta dhe kolona e automjeteve është 50 metra e gjatë.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga pesë deri në dhjetë minuta, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button