Gjendja e 11 grave shtatzëna me Covid-19, për RTV21 flasin nga Klinika Gjinekologjike

Në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike nga COVID-19 janë duke u trajtuar 11 gra gjendja e të cilave është stabile.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili në një përgjigjje me shkrim për rtv21.tv ka thënë se asnjëra nga të hospitalizuarat nuk është në gjendje të rëndë.
”Shtatzënat duhet të kontrollohen te gjinekologu. Format e lehta trajtohen veq me terapi vitamina dhe paracetamol”, ka thënë Ismajli.
Ky i fundit ka treguar se gratë shtatzëna të prekura me COVID-19 duhet t’i bëjnë disa analiza rutinore si hemogrami, Crp D dimeri.
Ndërkohë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njohur se 172 pacientë janë të spitalizuar dhe janë duke u trajtuar nëpër spitale dhe në QKUK.
Sipas SSHKUK-së, 127 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekim intensiv./21Media

Back to top button