Gjendja e fëmijëve me Covid-19, për RTV21 flasin nga Klinika e Pediatrisë 

Në Klinikën e Pediatrisë aktualisht janë duke u trajtuar 5 fëmijë me Covid-19.
Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajçevci në një prononcim për portalin rtv21.tv ka treguar se gjendja e fëmijëve me Covid-19 është stabile.
Fillimi i vitit 2022 ka sjellë rritje të dukshme të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Shqetësues është se gjatë kësaj kohe janë duke u infektuar edhe fëmijët.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 602 raste të reja me covid-19, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë prej tyre 24 raste të infektimeve janë nga mosha 0 deri 9 vjeç./21Media

Back to top button