Me viza të falsifikuara tentuan kalimin nga Rinasi

Tre kosovarë janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin se tentuan të kalonin kufirin përmes Rinasit, me dokumente të falsifikuara.
Policia njofton se të arrestuarit janë, B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë, L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë, V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media 

Back to top button