“Gjendja e jashtëzakonshme e Hungarisë është bërë e përhershme”

Kryeministrit hungarez Viktor Orban sot shpalli një gjendje të re të jashtëzakonshme për luftën në Ukrainë.
Hungaria është tashmë në gjendje të jashtëzakonshme, të vendosur për shkak të pandemisë COVID, e cila do të skadonte javën e ardhshme.
Unioni Hungarez i Lirive Civile (TASZ) kritikon lëvizjen e fundit, duke e përshkruar atë si “gjendjen e jashtëzakonshme që është bërë e përhershme”.
“Kjo i jep Orban më shumë liri veprimi se zakonisht, duke e lejuar atë të kufizojë ose thjesht të pezullojë të drejtat themelore të të gjithëve”, thotë grupi.
Pak përpara se të shpallej masa, parlamenti hungarez amendoi kushtetutën për të lejuar një masë të tillë. Partia Fidesz e Orban ka dy të tretat e shumicës në parlament./21Media

Back to top button