Gjendja e rrugëve pas reshjeve

 

Ministria e Infrastrukturës sot informoi se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2-QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit.

Ndërsa, sipas MI-së, drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.  “Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, informoi ministria.

Po ashtu, sipas ministrisë, ka pasur intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

“Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër.”, u bë e ditur në komunikatën e ministrisë./21Media

Back to top button