Gjendja e të lënduarve që po trajtohen në Kirurgjinë Plastike

 

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastikë në Qendrën e Klinikes Universitare të Kosovës (QKUK), Zenë Buja tregoi për gjendjen e 14 pacientëve sa janë trajtuar në QKUK nga të lënduarit dje nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj. Siç tha ai, 6 prej tyre me djegie me të thella janë në Klinikën Intensive e në mesin e tyre edhe një 20 vjeçare, e cila është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa, 8 të tjerë me djegie më të mesatarisht të rënda janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Ndërsa këta që janë duke u trajtuar në klinikën tonë janë relativisht, por që mund të rëndohet gjendja e tyre”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Intesive në QKUK, Shaqir Uka u shpreh se aktualisht pretendohet se gjendja e personave që janë duke u trajtuar në Intensivë është stabile, por megjithatë, Uka tha se ata pacientë hyjnë në mesin e personave të rrezikuar.

Në Klinikën e Intensivit Qendror janë duke u trajtuar pesë prej tyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe një prej tyre është i sistemuar në klinikën e kardiokirurgjisë, pra janë gjashtë prej të lënduarve. Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka.

Ai tregoi edhe djegiet e sipërfaqes së trupit të këtyre pacientëve është nga 35 deri në 50%. “Moshat janë nga 20 deri në 45 vjeç. Lëndimet janë djegie të sipërfaqes së trupit të lëkurës nga 35 deri në 50 përqind”, shtoi Uka.

Ndërsa, disa nga të lënduarit siç ka shkruar mbrëmë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu do të dërgohen për trajtim në Turqi.

42 persona u lënduar nga shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj. /21Media

Back to top button