Gjeneral Rama dhe Ministri Ismaili shpërndajnë dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë

Ky aktivitet i FSK-së, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot kanë vizituar fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së në Prishtinë

Sipas kumtesës për media, aty u pritën nga drejtoresha e Klinikës, Drita Telaku-Qosaj, dhe stafi mjekësor i kësaj klinike.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe ministri Ismaili u dhuruan fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, dhurata me rastin e festave të fund vitit. Me këtë rast, gjeneral Rama dhe ministri Ismaili, duke uruar festat e fund vitit, të gjithë fëmijëve u dëshiruan shërim sa më të shpejtë, dhe gjithashtu festat e fund vitit, t’i gëzojnë së bashku me familjarët e tyre. Ky aktivitet i FSK-së, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Back to top button