Gjenerali Randolph Alles, drejtor i ri i shërbimit të fshehtë të SHBA-së

Alles ka shërbyer 35 vjet në ushtrinë amerikane dhe ka qenë edhe zëvendës i komisarit për mbrojtje kufitare dhe doganore

Shtëpia e Bardhë ka emëruar gjeneralin në pension,Randolph Alles, për drejtor të ri të shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ales ka shërbyer 35 vjet në ushtrinë amerikane dhe ka qenë edhe zëvendës i komisarit për mbrojtje kufitare dhe doganore.

Ales në këtë funksion do të zëvendësoi Xhozef Klensin, i cili u pensionua në mars. Shërbimi i fshehtë kohëve të fundit është përballur me vështirësi të shumta, pasi që pjesëtarët e këtij shërbimi kanë bërë disa lëshime dhe kanë qenë të përfshirë në skandale.

Emërimi i Alesit në këtë funksion është vazhdim i trendit të presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili në funksionet më të larta të sigurisë ka vendosur gjeneralë në pension./21Media

Back to top button