Aksidentohet rëndë në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugen kryesore në qytetin e Shëngjinit.
Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.
Menjeherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancën, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërriten direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmen e parë dhe mbajtur në koshiencë.
I lënduari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Mësohet se i lënduari është një shtetas kosovar rreth 30 vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit./oranews

Back to top button