Gjermania angazhohet të dërgojë armë të reja në Ukrainë

Gjermania është zotuar të dërgojë një sërë armësh për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Duke folur në parlamentin gjerman të mërkurën, kancelari Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të ofrojë sisteme të mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme – më moderne në armatimin e saj – të cilat do t’i lejojnë Ukrainës “të mbrojë një qytet të tërë të madh nga sulmet ajrore ruse”.
Kancelari ka përsëritur se raketat nuk do të jenë në gjendje të synojnë territorin rus.
Më shumë se 15 milionë municione, 100,000 granata dore dhe më shumë se 5,000 mina antitank janë dorëzuar në Ukrainë nga Gjermania që nga shpërthimi i luftës në shkurt, shkruan BBC./21Media

Back to top button