Gjermania dërgon armë nga rezervat e Bundeswehr-it në Ukrainë

 
Gjermania ka vendosur të furnizojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” nga rezervat e Bundeswehr për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. Armët do t’i dorëzohen Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur, raporton RTL.
“Pushtimi rus i Ukrainës shënon një pikë kthese. Ai kërcënon të gjithë rendin tonë të pasluftës. Në këtë situatë, është detyra jonë të bëjmë maksimumin tonë për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit. Gjermania qëndron ngushtë në anën e Ukrainës ”, thotë kancelari federal Olaf Scholz./21Media

Back to top button