Gjermania do të dërgojë trupa ushtarake në Bosnjë

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën vendimin për dërgimin e 50 ushtarëve në një mision ushtarak të Bashkimit Evropian në Bosnje.
Qëndrimi i trupave, që paraprakisht duhet të votohet nga parlamenti, do të zgjaste deri më 30 qershor të vitit 2023.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold tha se trupat do të dërgohen në Sarajevë dhe në dy ekipe të lëvizshme të vëzhgimit dhe ndërlidhjes që do të vepronin si “sytë dhe veshët” e misionit, transmeton rtv21.tv.
Gjermania kontribuoi për herë të fundit me trupa në misionin, i njohur si Operacioni Althea, rreth një dekadë më parë.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për shpërbërjen e mundshme të shtetit ballkanik, nëse prishet marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar mbi 25 vjet më parë.
Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ka bërë presion për vite që pjesa e Bosnjës e drejtuar nga serbët të ndahet nga pjesa tjetër e vendit dhe të bashkohet me Serbinë fqinje./21Media

Back to top button