Gjermania do të ndihmojë në hetimet lidhur me rrjedhjen e tubacioneve të gazit

Gjermania po kontribuon në hetimin për rrjedhjet nga tubacionet e gazit Nord Stream.

Christine Lambrecht ka thënë se situata duhet të sqarohet dhe përgjegjësit duhet të identifikohen shpejt.

“Sabotimi i supozuar i tubacioneve të Detit Baltik është një tjetër kujtesë se ne jemi të varur nga infrastruktura kritike dhe nënujore”, tha ajo.

Ministri danez i Mbrojtjes Morten Bodskov tha se “mund të duhen deri në dy javë që zona të qetësohet” për inspektim.

Dy anije daneze janë dërguar në zonë.

Ukraina ndërkohë, ka akuzuar Rusinë se qëndron pas asaj që e përshkroi si një “sulm terrorist”, pa dhënë prova, ndërsa Kremlini i ka quajtur këto akuza “absurde”./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button