Gjermania duhet ‘të përgatitet të tërhiqet nga furnizimi me gaz rus’

Gjermania duhet të hartojë një plan për t’u tërhequr nga përdorimi i furnizimit me gaz të Rusisë, tha kreu i shoqatës së shërbimeve të energjisë BDEW, Marie-Luise Wolff.

Ka presion mbi Gjermaninë që të ndalojë ofrimin e fondeve për Kremlinin për të zhvilluar luftë dhe të mbrohet nga një ndalim i papritur i eksporteve nga pala ruse.

“Tani duhet të përdorim të gjithë energjinë tonë për të përgatitur në detaje daljen tonë nga furnizimet me gaz rus dhe për të mbështetur masat e nevojshme me një afat kohor ambicioz”, tha Wolff, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Instituti kryesor ekonomik i Gjermanisë tha se një ngrirje e furnizimit rus të energjisë do të shkaktonte një recesion në vitin 2023./21Media

Back to top button