Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë

Gjermania e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për punonjësit shëndetësor.
Gjatë ditës së sotme u votua që vaksinimi të bëhej i detyrueshëm në mënyrë që të frenohej përhapja e valës së katërt të infeksioneve me Covid-19 në Gjermani.
Vendimi që u votua në Bundestag kërkon që stafi i spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar plotësisht deri në mes të muajit mars të vitit 2022.
Qeveria e Olaf Scholz e ka bërë prioritet luftimin e pandemisë, pasi janë të shqetësuar se mund të ketë rritje të rasteve të infeksioneve me virus në prag të festave të fundvitit.
Punonjësve mjekësorë në spitale, shtëpi pleqsh, zyra mjekësh, ambiente për personat me aftësi të kufizuara dhe objekte të tjera shëndetësore tani do t’u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit ose shërimit nga Covid-19.
Scholz që mori pushtetin të mërkurën (8 dhjetor) ka dalë fuqishëm pro vaksinimit të detyrueshëm pasi fushata vullnetare nuk ishte e suksseshme me më pak se 70 për qind e popullsisë të vaksinuar plotësisht.
Rreth 21% e popullatës kanë marrë tashmë një dozë përforcuese.
Gjermania arriti numër rekord të infektimeve prej 61,288 raste të reja në 24 orët e fundit të premten (10 dhjetor) si dhe 484 vdekje, sipas Institutit Robert Koch./21Media

Back to top button