Gjermania e quan lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për targat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Rohde e ka quajtur lajm të mirë arritjen e kësaj marrëveshje. Rohde thotë se kjo është shenjë e mirë për bisedimet në çështjet e pazgjidhura.

“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kosova dhe Serbia arritën të mërkurën në mbrëmje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button