Gjermania e zbret me këmbë në tokë Portugalinë, luftë e ashpër në Grupin F

 
Ka përfunduar me gjashtë gola të shënuar spektakli i zhvilluar në stadiumin e Bayernit “Allianz Arena” ndeshja e Euro 2020 ndërmjet Portugalisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për Grupin F të këtij kompeticioni.
Pas vetëm 15 minutave lojë, Portugalia kaloi në epërsi me golin e realizuar nga ylli Cristiano Ronaldo, por nga këtu e tutje asgjë më nuk shkoi mirë për portugezët.
Brenda katër minutave (35’ dhe 39’) u shënuan dy autogola dhe fytyra tragjike ishin Dias dhe Guerreiro duke ia dhënë kështu Gjermanisë përmbysjen e rezultatit që në pjesë te parë.
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një lojë shumë e hapur. Në minutën e 51’ Havertz e thelloi në 3-1 epërsinë e gjermanëve para se Gosens në minutën e 60’ ta katërfishonte atë.
Portugalia reagoi edhe njëherë duke shënuar golin e dytë në minutën e 57 përmes sulmuesit të Liverpoolit Diego Jota por kjo ishte gjithçka që ata ia aritën të bënin në këtë takim.
Situata në Grupin F pas rrethit të dytë është mjaftë e komplikuar ku para rrethit të fundit secila skuadër ka mundësi që të kualifikohet tutje.
Grupi kryesohet nga Franca me katër pikë, e ndjekur nga Gjermania dhe Portugalia nga tri si dhe Hungaria e fundit me një pikë.
Dy ndeshjet e fundit janë:
Francë – Portugali dhe
Hungari – Gjermani

Back to top button