Të dielën temperaturat deri në 30 gradë Celsius

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.
Reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s./21Media

Back to top button