Gjermania heq bllokimin e dërgimit të armëve në Ukrainë

Gjermania ka hequr dorë nga dorëzimi i armëve vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.
Ky veprim do të thotë se Holanda do të jetë në gjendje të dërgojë 400 raketa granatahedhëse gjermane në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Lëvizja shënon një ndryshim të madh në politikën gjermane dhe mund të lejojë një rritje të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën pasi shumë armë në Evropë janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, që do të thotë se Berlini ka një fjalë për përdorimin dhe eksportin e tyre.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i është referuar vazhdimisht kësaj politike javët e fundit kur refuzoi të dorëzonte armë vdekjeprurëse në Ukrainë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button