Gjermania kritika ndaj Rusisë

Arrestimet e demonstrueseve nuk mirëpriten nga Gjermania

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gernot Erler kritikoi sot arrestimin e më shumë se 1.000 demonstruesve, në mesin e të cilëve edhe opozitarin Aleksej Navalnij në Rusi dhe porositi se Berlini pret lirimin e tyre të shpejtë.

Erler, i cili është emisar i Qeverisë gjermane për marrëdhënie me Rusinë, Azinë Qendrore dhe partneritetin evropian, tha se aksioni i djeshëm i autoriteteve ruse kërcënon të drejtën për tubime dhe lirinë e shprehjes, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Rusisë, transmeton Reuters./21Media

Back to top button