U arrestua njeriu i “Balenës blu”

Loja është përhapur fillimisht nga Rusia, ku ka shkaktuar dhjetëra viktima ndërsa në Shqipërinë alarmi është dhënë prej disa muajsh

Një 12-vjeçare nga rrethinat e Gjirokastrës i ka shpëtuar aktit final të lojës “Balena blu”, që shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes, falë vëmendjes së shokëve të klasës. Ata kishin vënë re ndryshimet e saj në gjendje emocionale dhe sjellje deri edhe shenjat e vetëplagosjes. Vajza ishte në ditën e 33-të të lojës që zgjat 50 ditë. Ajo kishte 10 ditë pa ushqim. Vajza përdorte telefonin e një shoqeje dhe udhëzimet i merrte në pushimin e gjatë. Me vajzën tani po kujdesen psikologët, ndërsa është bërë edhe denoncimi pranë Zyrës së Krimit Kibernetik.

Loja është përhapur si fillim nga Rusia, ku ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe në vendet fqinjë me Shqipërinë alarmi është dhënë prej disa muajsh. Fëmijët bien pre e lojës duke u kontaktuar si fillim në rrjetet sociale, kryesisht Facebook e më pas u nënshtrohen rregullave 50-ditore të administratorëve anonimë. Rregullat konsistojnë në një kalendar detyrash si shëtitja natën dhe zgjimi çdo ditë në orën 04:20 të mëngjesit, shikimi i filmave horror e deri në vetëplagosje me sende të mprehta.

Ndërkohë video e mëposhtme tregon momentin kur arrestohet personi që ka shpikur këtë lojë. Bëhet fjalë për Ilya Sidorov, një postier 26-vjeçar nga Moska. Ai ka pranuar përpara hetuesve se drejton një grup vetëvrasjesh, me mbi 32 anëtarë. Ai nisi të qante kur u arrestua. Policia e ka arrestuar dhe e akuzon se ka inkurajuar një 13-vjeçare të vrasë veten. Sidorov pranoi se ka përpunuar një lojë online me 50 sfida, që kulmojnë me vetëvrasjen e adoleshentit që luan. Mendohet se shumica e adoleshenteve që merrnin pjesë në këtë lojë, vijnë nga familje problematike dhe të paprivilegjuara.

https://youtu.be/JghRYqtI3JI

Back to top button