Spanca njofton Kurtin për Planin Vjetor të Auditimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Auditoren e Përgjithshme Vlora Spanca.
Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.
Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.
Nga ana tjetër, Auditorja e Përgjithshme njoftoi kryeministrin lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike.
Në takim ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj./21Media

Back to top button