Gjermania ndihmon Kosovën me rreth 145 mijë rapid teste

 

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, u takua sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, për të pranuar donacionin e radhës prej 144 mijë e 960 rapid testeve nga ky shtet.

Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë,  Vitia tha se janë të nderuar të pranojnë furnizimin e rapid testeve nga qeveria gjermane, në mënyrë që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes pandemike në Kosovë.

“E falënderojmë mmbasadorin për mbështetjen e ngritjes së vazhdueshme të fuqisë testuese për diagnostikim të COVID-19. Nga këtu, ne shprehim mirënjohjen tonë për ekipet mjekësore, stafin mbështetës në të gjithë vendin për punën e tyre të vështirë çdo ditë, në shërbim të shëndetit publik”, tha Vitia.

Në anën tjetër, Rohde tha se Gjermania mbetet në krah të Kosovës.

“Virusi është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona dhe mbetet një kërcënim. Gjermania mbetet në krah të Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përgjigjen e qeverisë COVID-19”, tha amabasadori./21Media

Back to top button