Kurti thotë se nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushteutese, kusht ky që hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të Këshillit të Evropës, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushteuese të Kosovës. Ky dokument, i sjellë te ne nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë, nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar”, tha Kurti.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë e quajti absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE. Ai e quajti drafstatutin “jodokument” dhe “non paper”.

“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.

Javë më parë Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të Kosovës para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./21Media

Back to top button