Gjermania përballet me krizën e furnizimit me gaz

Gjermania ka aktivizuar fazën e dytë të planit të saj të emergjencës me tre faza për furnizimet me gaz natyror, njoftoi Ministri i Ekonomisë dhe Zëvendës Kancelari i vendit Robert Habeck.

Gazi tani e tutje është në mungesë në Gjermani”, u tha Habeck gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.

Habeck u bëri thirrje gjermanëve të reduktojnë përdorimin e karburantit si pjesë e një përpjekjeje kombëtare. “Tani po bëjmë thirrje për të reduktuar konsumin e gazit, veçanërisht duke parë “përpara muajve të dimrit të ardhshëm”.

Ministri tha se vendimi i qeverisë për të ngritur nivelin në “alarm” pason shkurtimet në dërgesat ruse të bëra që nga 14 qershori dhe vazhdimin e çmimit të lartë të tregut për gazin. Habeck tha se faza e tretë dhe më e lartë është niveli i “emergjencës”.

Gjermania është shumë e varur nga gazi i Moskës për të furnizuar shtëpitë e saj dhe industrinë e rëndë, por ka arritur të zvogëlojë pjesën e Moskës në importet e saj në 35% nga 55% para fillimit të luftës në Ukrainë.

Habeck tha se siguria e furnizimit ishte aktualisht e garantuar, pavarësisht nga një “gjendje e përkeqësuar në tregun e gazit” ditët e fundit. Çmimet në rritje ishin “strategjia e [presidentit rus Vladimir] Putin për të na trazuar, për të rritur çmimet dhe për të na ndarë,” tha Habeck.

Jemi në një konfrontim ekonomik me Rusinë”, tha Habeck.

Habeck tha se ndërsa objektet e depozitimit të gazit janë aktualisht të mbushura me 58% kapacitet — më i lartë se në këtë kohë të vitit të kaluar — qëllimi për të arritur 90% deri në dhjetor nuk do të jetë i arritshëm pa masa të mëtejshme./21Media

Back to top button