Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë në Kosovë

Gjeneral i brigadës në Bundeswehr, Ralf Hammerstein, në një intervistë për mediat gjermane ka folur për situatën e cila është duke ndodhur në Ballkanin Perendimior dhe se si gjërat nuk janë duke shkuar mirë.

Ai gjithashtu ka folur edhe për raportet në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarjet e fundit ku sipas tij kjo situatë e papërqëndrueshme është në të mirë të Rusisë dhe të Putinit.

Megjithatë mediat gjermane kanë shkruar se situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në vendet ballkanike.

”Bundeswehr aktualisht ka rreth 80 ushtarë në vend, të cilët së shpejti do të rriten me rreth 200, duke përfshirë stafin mbështetës. Pra, kjo është rreth 280”, ka thënë Hammerstein.

Ai ka shtuar se si Prishtina edhe Beogradi ndjekin një politikë të sovranitetit dhe reciprocitetit maksimal. Kjo pastaj çon në konflikte të tilla si mosmarrëveshja e targave në nëntor të vitit të kaluar “ Beogradi ndalon hyrjen e targave kosovare dhe qeveria e re në Prishtinë ka reaguar në përputhje me rrethanat për të nënvizuar sovranitetin e saj. Kjo çështje në dukje teknokratike çoi në tërheqjen e zyrtarëve serbë të Kosovës nga të gjitha institucionet dhe në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe e Kosovës.”, tha ai./ 21Media

Back to top button