Gërvalla i reagon Haradinajt: Janë supozime totalisht të çmendura

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka akuzuar për tradhti kryeministrin Kurti me pranimin e draft-statutit të asociacioni ku përfshihet rezoluta 1244.

Gërvalla për RTV21 pretendimet e tilla të opozitës i quajti shpifje.  Ndërsa, pati kritika edhe ndaj mediave që pasqyrojnë kritikat e opozitës ndaj pushtetit.

‘’Zotëri me supozime të tilla totalisht të çmendura unë nuk merrem, lëreni zotin Haradinaj, pyetni Haradinaj me çka merret. Juve vazhdoni me thashetheme, unë po vazhdoj me punë”, tha Gërvalla.

Haradinaj ndër tjera kishte thënë se “Pas kaq vite të pavarësisë, Albin Kurti, i ka sjellë Kosovës dokument jo me fusnotë, por një dokument që thirrët në rezolutën 12/44. I solli Kosovës dokument me Rezolutë 12/44 në preambulë dhe ka fytyrë me i dal përpara partisë së vet dhe me ju thanë është sukses Nuk e di se si mundet ky njëri me votua një dokument me rezolutën 12/44. Nuk e di se si do të ja bëjnë edhe juridikisht.  Nuk lejohet, është shkelje e kushtetutës. Kosova ka shpallë pavarësinë, ka kushtetutën e saj”./21Media 

Back to top button