Gjermania pritet të zgjasë masën e izolimit

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur kundër lehtësimit të bllokimit para 1 marsit.

Sipas agjencisë së lajmeve “AFP” ajo tha të martën në një takim të grupit parlamentar CDU / CSU: Ne nuk do të fitonim asgjë nëse do të dalim nga izolimi tani.

Merkel dhe kryetarët e 16 landeve, do të mblidhen sot për të diskutuar strategjinë e së ardhmes, teksa rriten thirrjet nga bizneset për të lehtësuar masat e izolimit, transmeton rtv21.tv.

Merkel raportohet se preferon të zgjasë masat, të cilat janë në fuqi prej muajit nëntor dhe të cilat janë ashpërsuar në mesin e muajit dhjetor.

Një total prej 62 mijë e 156 njerëz në Gjermani kanë vdekur pas infeksionit me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë./21Media

Back to top button