Haradinaj mbetet në paraburgim

 

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Ndër arsyetimet e Apelit është edhe pretendimi se Haradinaj ka zbuluar emrat e disa individëve të lidhur me konfidencialitetin e hetimeve dhe ka inkurajuar mediat të bëjnë të njëjtën gjë, e që tregon se gjyqtari i procedurës paraprake e kishte vlerësuar se Haradinaj mund të vë në rrezik dëshmitarët e mundshëm përmes publikimit të informatave konfidenciale.

Haradinaj ishte arrestuar më 25 shtator të vitit 2020./21Media

Back to top button