Gjermania s’ka më nevojë për punëtorë nga Ballkani

 

Demokratët konservatorë të kancelares gjermane, Angela Merkel dëshirojnë të frenojë imigracionin nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Një grup pune brenda partive të CDU / CSU ranë dakord të kufizojnë migracionin nga rajoni duke ndryshuar elementë të regjimit të Ballkanit Perëndimor që u prezantua pothuajse pesë vjet më parë.

Mathias Middelberg, zëdhënës për politikën e brendshme në Bundestag, i tha gazetës “Welt am Sonntag”: Ne jemi në një rënie masive ekonomike dhe tashmë kemi 600,000 njerëz të papunë më shumë se një vit më parë.

Skema e Ballkanit Perëndimor u prezantua në vitin 2016 për të parandaluar njerëzit në rajon të kërkojnë azil në Gjermani duke u klasifikuar Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova si “vende të sigurta”, transmeton rtv21.tv.

Gjatë krizës së refugjatëve 2014-2015, kur refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani iu drejtuan Evropës dhjetëra mijëra migrantë nga vendet jo-BE të Ballkanit gjithashtu shkuan në Gjermani përmes sistemit të azilit, shpesh për shkak të papunësisë në vendet e tyre dhe jo konflikt i armatosur.

Si një kompromis për Social Demokratët (SPD) – partneri i vogël i koalicionit të CDU / CSU – për të siguruar kalimin e projekt-ligjit, që u miratua një rregullore e veçantë që lejonte punëtorët e pa kualifikuar nga këto shtete nëse mund të dëshmojnë se kanë një punë të garantuar me një kompani gjermane.

Rreth 27,000 punëtorë kanë hyrë në Gjermani në vitin 2019 përmes kësaj rregulloreje të veçantë, e cila skadon në fund të këtij viti.

Një raport i Institutit të Kërkimit të Punësimit (IAB) zbuloi se skema ishte kryesisht e suksesshme. Përkundër shumë punëtorëve që nuk kishin kualifikime zyrtare, ata ishin në gjendje të gjejnë punë të qëndrueshme dhe të bëhen punëtorë të vlefshëm e të aftë./21Media

Back to top button