Rinisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

 

Nga sot do të rifillojë operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo pasi që Qeveria ditë më parë ka marrë vendim që nga data 28 qershor të rihapet aeroporti i Prishtinës.

Megjithatë, janë disa rregulla dhe rekomandime që udhëtarët duhet të përmbahen.

“-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com

-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.

-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.

-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.”, njoftoi ANP “Adem Jashari”.

Back to top button