Gjermania vazhdon ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar

 

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori Rohde e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e tij në fusha të ndryshme, ku Gjermania tashmë edhe e ka dëshmuar përkrahjen ndaj Kosovës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë bisedës, zëvendëskryeministri dhe ambasadori diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, bashkëpunimit rajonal, si dhe për vizitën e fundit në Bruksel të delegacionit kosovar.

Ambasadori Rohde theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartë përkrahjen e pakursyer të shtetit mik.

Back to top button