Zaev: Ndarja e RMV me Shqipërinë në procesin e anëtarësimit, e pamundur

 

 

Është e pamundur që të ndahet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë Veriut dhe Shqipërisë, ka qenë deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev.

Deri më tani, Brukseli po vlerësonte aplikimet e dy vendeve në të njëjtën kohë, por javën e shkuar Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha për Euronews se ndarja e dy shteteve “mund të jetë një opsion” nëse Bullgaria vazhdon të kundërshtojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në union.

Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut, shtet kandidat që prej 2013, të njohë origjinën bullgare të gjuhës dhe kombit maqedonas.

“Identiteti ynë, gjuha maqedonase, identiteti maqedonas, janë të shenjtë për ne, ashtu si edhe për çdo vend tjetër”, tha Zaev për Euronews të hënën në mëngjes pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel.

“Gjuha dhe identiteti ynë maqedonas nuk janë të negociueshëm”.

Zaev tha se Marrëveshja e Prespës, e firmosur midis Greqisë dhe RMV në 2018 për të zgjidhur çështjen e emrit së të fundit dhe për të lehtësuar bisedimet për anëtarësim, janë një shembull sesi një komb është i gatshëm të angazhohet në diplomaci.

“Identiteti ynë është një dhe unik dhe nuk ka shanse që qeveria ime apo cilado qeveri tjetër të negociojë mbi të. Ndaj, nuk është e mundur as për shtetin, e as për unionin, tek i cili nuk jemi ende anëtar, që të luajnë me këtë”, tha Zaev.

[Nga ana ime], nuk është e mundur që të bëhet ndarja, apo çdo lloj tjetër zhvillimi apo ngjarje për arsye praktike pa fjalën e Maqedonisë së Veriut, pas gjithë gjërave që kanë ndodhur,” tha Zaev teksa i referohej marrëveshjes së rëndësishme me Greqinë si dhe reformave të ndërmarra në kuadër të anëtarësimit në BE.

“Ne meritojmë hapin e radhës”

Zaev beson se Maqedonia e Veriut “meriton” të hyjë të bëjë hapin e radhës në procesin e anëtarësimit: mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare.

Komisioni Evropian është gjithashtu pjesë e këtyre sesioneve, fokusi i të cilave është sesi shteti kandidat do të përshtatë ligjet e unionit me ato të vendit.

Në mars 2020, Këshilli Evropian pranoi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i hapur rrugën mbajtjes së konferencës. Megjithatë, këmbëngulja e Bullgarisë e ka penguar hapin e radhës për RMV.

“Ne presim nga BE në tërësi, nga 27 vendet anëtare dhe nga Komisioni Evropian që të mbajë fjalën për atë që na u premtua. Që ishte: nëse ju e mbani fjalën, ne do e mbajmë fjalën. Ndaj presim Bashkimin Evropian që ta bëjë këtë gjë”, tha Zaev.

Back to top button