Sot nis ngjarja katërditore “Comic-Con” në San Diego

Mbi 100 mijë besohet të jetë numri i pjesëmarrësve në festën katërditore Comic-Con në San Diego.
Ngjarja zë vend çdo vit dhe siç e do zakoni, ata që u dhurojnë një shfaqje të paharrueshme pjesëmarrësve, vishen në kostume – si një vitrinë për projektet e shumëpritura filmike dhe televizive.
Pjesëmarrësit presin të shohin pamjet e para të Black Panther: Wakanda Forever, Lord of the Rings, Game of Thrones House of the Dragon e të tjera.
Ngjarja nuk u mbajt që nga viti 2019 për shkak të pandemisë, e që besohet se do të ketë një rikthim të veçantë pas kësaj pauze.
San Diego Comic-Con mbahet për katër ditë nga e enjtja 21 korrik – deri të dielën 24 korrik.
Këtë vit, salla e cila ka 5 mijë vende do të presë panele diskutimi dhe do të shfaqë pamje ekskluzive nga projekte të ndryshme filmike.
Të enjten pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin një ngjarje kushtuar filmit të ardhshëm Dungeons&Dragons: Honor Among Thieves.
E premtja do të fillojë me një panel 90-minutësh për Lord of the Rings: The Rings of Power të Amazon, një serial televiziv paraprirës i vendosur mijëra vjet përpara ngjarjeve të The Hobbit dhe Lord of the Rings.
E shtuna është pothuajse gjithmonë dita më e madhe e Comic-Con. Dhe këtë vit, do të ketë panele për filmat e ardhshëm, duke përfshirë filmin aventure aksion Black Adam, me Dwayne ‘The Rock’ Johnson, serialin televiziv HBO House of the Dragon dhe Sandman të Netflix bazuar në romanin grafik të vlerësuar nga kritikët e Neil Gaiman.
Ngjarja më e madhe pritet të jetë paneli nga Marvel. Studioja e filmit dhe televizionit nuk ka bërë të ditur se cilat projekte të ardhshme do të shfaqë.
Megjithatë, pritet të shfaqen pamjet e para nga Black Panther: Wakanda Forever, vazhdimi i filmit “Black Panther” fitues i Oskarit të vitit 2018, si dhe Guardians of the Galaxy Vol 3.
Historia e Comic-Con
Me kalimin e viteve, San Diego Comic-Con është bërë ngjarja më e madhe e këtij lloji në botë. Shumë prej filmave me fitime më të larta të kinemasë janë lansuar këtu.
Është vendi ku Avengers u mblodhën për herë të parë gjatë një paneli të vitit 2010, gati dy vjet përpara daljes së filmit të filmit të parë Avengers.
Në vitin 2019, Tom Cruise bëri një paraqitje befasuese për t’u treguar fansave në konventën pamjet e Top Gun: Maverick, vazhdimi i Top Gun të vitit 1986./21Media

Back to top button