Gjeti portofolin me 470 euro, e dorëzoi në polici

Të mërkurën në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare.

Në të kishte 470 euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt. Të njëjtin e kanë ftuar në stacion dhe ia kanë dorëzuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej katërqind e shtatëdhjetë (470) euro dhe dokumente personale. Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Back to top button