Gjilan, nëna njofton policinë se i është zhdukur vajza, thotë se ishte nisur për në shkollë

Një grua nga Gjilani ka njoftuar policinë se është zhdukur vajza e saj, e cila ishte nisur për në shkollë.

“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia bënë të ditur se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori.

Rasti është cilësuar “Person i zhdukur”, ndërsa po hetohet nga njësitet relevante të policisë./21Media

Back to top button