Gjilan, qytetari raporton se ia vodhën veturën që e kishte të parkuar para shtëpisë

Dje gjatë ditës në Stacionin Policor në Gjilan, një burrë ka raportuar se vetura e tij është vjedhur nga disa persona të pa njohur.

Sipas Policisë, vetura që ishte vjedhur ishte e parkuar para shtëpisë së pronarit.

”Një burrë ka raportuar se persona të panjohur i kanë marrë veturën të cilën e ka pasur të parkuar para shtëpisë së tij”, njofton Policia e Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Ky rast në raportin 24 orësh të Policisë është cilësuar si “Vjedhje e veturës”, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button