Gjilani e nisi me fitore aventurën në Ligën e Konferencës
Përfundoi ndeshja mes Gjilanit dhe skuadrës së Liepajas, ku nikoqirët arritën ta sigurojnë fitoren kundër letonezëve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Gjilanit shënoi fitore tejet të rëndësishme me rezultat 1:0 si vendase kundër Liepajas.
Skuadra e Zekirija Ramadanit e filloi në mënyrën më të mirë aventurën në kualifikimet drejt Ligës së Konferencës dhe e gjeti fitoren kundër Liepajas përmes golit të mesfushorit Albert Dabiqajt.
Pas një asistimi nga Elton Cale, Dabiqaj shënoi në minutën e 37’ për ta kaluar Gjilanin në epërsi prej 1:0, ku ky rezultoi të jetë edhe goli i fundit i kësaj ndeshjeje.
Tani, misioni i gjilanasve do të jetë mbrojtja e rezultatit në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet më datën 12 korrik në stadiumin “Daugavas” në Liepaja.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Gjilanit.