VMRO-DPMNE: Duhet të mbahet përgjegjësi për rastin “Ryshfeti”

Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzoi se Zoran Zaev dhe LSDM përpiqen që organet gjyqësore të vendit t’i vendosin nën kontrollin e tyre të plotë

Siç deklaroi deputeti i kësaj partie Zoran Ilioski, me këtë strategji, Zaev shpreson të zgjidhë dy probleme: i pari dhe më i rëndësishmi, Zaev ta shpëtojë veten dhe ata të kryesisë partiake nga përgjegjësia për aktivitetet kriminale dhe i dyti, të instalojë persona të dëgjueshëm partiakë të cilat verbërisht do t’i zbatojnë urdhrat e tij për realizimin e rasteve politike të montuara.

“Pikërisht për këtë arsye, një nga hapat e parë të qeverisë së re të LSD-së ishte ngritja e procedurës kundër prokurorit republikan Marko Zvrllevskit. Ajo që Zaevit i pengon është fakti se Prokuroria Publike e drejtuar nga Zvrllevski nuk iu nënshtrua trysnive politike dhe hapi raste si p.sh. rastin “Ryshfeti” ku Zaev u kap në flagrancë në sistemin e tij kriminal në Strumicë, duke kërkuar ryshfet për ndërtimin e kishës”, u shpreh Zoran Ilioski, deputet i VMRO-DPMNE./21Media

Back to top button