Gjilanit i ikin edhe dy futbollistë

Pas largimeve të Albert Dabiqajt, Egzon Sinanit, Arber Prekazit, trajnerit Klodian Duro, nga Gjilani janë larguar edhe dy futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për Përparim Islamin dhe Yll Hoxhën, ku dyshja e ka konfirmuar se nga sot nuk do të jenë më pjesë e Gjilanit.

“Falënderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe 1 vit sa isha pjesë e Sc Gjilanit sepse kishim shumë probleme , një falënderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës. E falënderim kanë të gjithë tifozët SKIFTERAT të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrah”, shkroi Islami në Facebook.

“Ishin dy vite me shumë mund durim dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm një herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm për dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase. Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhashë çdo gjë që pata mundësi për skuadrën. Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e po ashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh”, ishin fjalët e Yll Hoxhës.

 

Back to top button