Vrau një grua në Fushë Kosovë duke e hedhur nga kati i 6-të i hotelit, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin E.N., i cili dyshohet se vrau një grua në një hotel në Fushë Kosovë, duke e hedhur nga dritarja e katit të gjashtë.

I dyshuari është shtetas i Zvicrës, njofton rtv21.tv.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N  me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në  Fushë Kosovë,  pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoi nga jeta duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor  e njëjta  kishte  ndërruar jetë  në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK)”, thuhet në akuzën e gjykatës. /21Media

Back to top button