Gjira kritikon Melindën për këngën e re

 

Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi këtë javë ka publikuar këngën e re të titulluar “Qa din ti”. Ky projekt e rikthehu në skenë artisten pas vdekjes së nënës në muajin mars.

Për projketin e ri, Melinda ështq kritikuar nga artistja, Gjira Kajtazi e cila mbrëmë në rrjetet sociale ka shkruar se si Melinda lansoi këngë të re, pak kohë pasi i vdiq nëna, madje me veshje provokuese.

Gjira nuk u ndal me kaq, në një postim tjetër ajo ka shkruar se po të ishte në vendin e saj do i kushtonte fillimisht këngë nënës.

“…Unë për shembull si “artiste” ja kisha kushtu mas pari nanes teme një këngë… por n’ket boten e sotme plot qudira s’po bojka me u nis prej vetes. Vazhdoni te notoni njerëz. Mpuq nga gjyshja”, ka shkruar Gjira./21Media 

Back to top button