Gjobë ndaj një 22-vjeçari, tejkaloi në vijë të plotë

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 22-vjeçar për tejkalim në vijë të plotë në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Përveç kësaj, policia njofton se personi me iniciale A.M, nuk kishte të fituar as të drejtën për patent shofer.

“Me datën 27.02.2024 kemi pranuar një informatë, se një person me datën 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka drejtuar veturën Daimler Benz me targa vendore, duke bërë tejkalimin në vijë të plotë. Policët e stacionit në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin A.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë induar fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë personi A.M , veç kundërvajtjes për tejkalim në vijë të plotë , ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patent shofer”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Policia.

Back to top button